“Po, kanë qenë staf politik. Udhëheqës politik i UÇK-së”, tha Abazi.
Por, ai tha që me Thaçin dhe anëtarët e tjerë të Shtabit nuk është takuar asnjëherë gjatë luftës.
“Jo kurrë. S’besoj që më njohin as ata mu. Veç në televizor i kam pa mbas luftës”, tha dëshmitari.
Sa ishte në funksion në Budakovë, dëshmitari mohoi se ka trajtuar çështje të ndalimit atje.
“Nuk kemi pas çështje të ndalimit na asnjëherë. Kemi pas çështje të legjitimimit, kryesisht të identifikimit të personave të cilët kanë hyrë në zonën e luftës dhe kurgjo tjetër”, tha ai.
Sa i takon asaj se si bëhej identifikimi, dëshmitari tha se ka qenë detyrë e rojës së zonës.
“Për detyrë e ka pas roja që e ka përkufizu zonën. Ata e kanë pas për detyrë me e identifiku se kush po hynë në zonë dhe kush po del, jo unë”, tha Abazi.
I pyetur se në rast që ndonjë ushtar bënte shkelje kush e merrte në pyetje, dëshmitari tha se e bënte ai, duke e korrigjuar avokatin Luka Mishetiq se ishte bashkëbisedim.
“Me bashkëbisedu me atë, unë. Objektivi ishte gabimi që kishte bërë ai që ka shkelë diçka që s’është dashtë me e ba, një veprim jonjerëzor, jo të duhur”, tha ai.
Dëshmitari Abazi tha se pas bashkëbisedimit i raportonte komandantit, duke treguar edhe masat që i merrnin.
“I raportoja komandantit. S’ka pas nevojë, ka qenë një shkelje e vogël, ia kemi dhënë një vërejtje ose një roje jashtë orarit dhe ka përfundu më kaq se s’kemi pas çka me i ba”, tha ai. /BetimipërDrejtësi