Mediat gjermane zbardhin detaje të reja në lidhje me vrasjen e serbit dje në Dyseldorf. Autori i krimit është Rrustem Llapi 52- vjeçar nga Podujeva.
Ai dyshohet se të dielën në mbrëmje e vrau me armë zjarri Aleksandar Stefanoviç 38 vjeçar me origjinë nga Serbia. Sipas raportimeve atje, dyshimet e para janë që konflikti ka ndodhur si pasojë e një borxhi prej 15 mijë eurosh.
Bild shkruan se të hënën në mbrëmje, kosovari i dyshuar për vrasje kishte humbur në kumar, sipas burimeve brenda hetuesisë gjermane. “Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”
“A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar Stefanoviç (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan tabloidi gjerman.
Gjatë këtyre hetimeve do të bëhet e qartë edhe akuza ndaj të dyshuarit kryesor, që është Rrustem Llapi, një 52-vjeçar nga Podujeva.