Policia kufitare në bashkëpunim me rojen bregdetare kanë parandaluar një tragjedi pasai i kanë ardhur në ndihmë një gomoneje me 11 persona në bord.
Gomonia ishte duke ardhur drejt portit të Vlorës por një defekt në motor ka bërë që mjeti lundrues të rrezikoj për shkak dhe të detit me dallgë.
Sipas informacioneve, mësohet se policia kufitare ka bërë të mundur tërheqjen e gomones me 11 pushues në bord dhe duke i sjellë në kalatat e portit te Vlorës.
Asnjë pushues nuk ka pësuar lëndime.