Kreu i PL-së Ilir Meta ka denoncuar se në dogana dhe tatime po bëhen shumë shkelje.Gjatë mbledhjes Meta foli dhe njëherë për prioritetet e programit të tij.
“Ne jemi të sigurt në arritjen e programit tonë. Nuk po marrim modelin danez sepse jemi shumë larg, por po marrim modelet më të arrira në rajonin tonë. Rilindja vdes për pak Doganë, si Jovan Bregu për pak magazinë. Në Dogana dhe Tatime bëhet hataja, 500 raste nepotike në tatime dhe dogana”, tha Meta.
Meta tha se prioritetet e Partisë së Lirisë janë ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese.
“Shpreh vesimin tim se përmes këtej procesi kaq transparent kaq përfshirës, kaq demokratik, kemi hedhur themele shumë të forta për Shqipërinë e 20 viteve që vijnë, jo vetëm për PL, për zbatimin e 5 prioriteteve tona, për ta realizuar Shqipërinë me 4 milionë shqiptarë plus.
Prioritetet tona, ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve dhe pagave, investimi në kapital, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria fuqi ekspertuese
Kemi një program mjaft të detajuar që do përpunohet me tej, do elaborohet në cdo detaj dhe zgjon shpresën tek shqiptarët për tu rikthyer dhe riintegruar në vendin e tyre
Nuk mund të vazhdohet me ato pensione skandaloze që është më e ulet se në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi”, tha nder te tjera Ilir Meta.