Një 26-vjeçare është hedhur nga kati i 5-të i një pallati në Tiranë. Dyshohet se e reja ka pasur probleme të shëndetit mendor. Vajza ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.05.2024, rreth orës 21:25, në rrugën “Selaudin Bekteshi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit ku banon, shtetasja E. A., 26 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të familjarëve të saj, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
26-vjeçarja është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.