Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka publikuar statistikat nga veprimtaria e institucionit për muajin Prill 2024.
Gjatë muajit Prill janë kryer 20 referime në Prokurori për 38 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar në flagrancë 3 persona (1 punonjës policie, 1 efektiv i Gardës së Republikës dhe 1 shtetas). Janë ekzekutuar 3 masa ndaluese “arrest me burg” nga të cilat 1 punonjës policie dhe 2 shtetas “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 oficerë policie.