-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Batuta në Kuvend/Leskaj: Braçe ministri më i ndershëm në qeveri

Kryesoret

Deputeti demokrat Bujar Leskaj është përfshirë në një debat me ligjvënësin socialist Erion Braçe pas fjalës që ky i fundit mbajti në Kuvend lidhur me politikat që duhet të ndërmerren për heqjen e burokracive në zyrat shtetërore për bujqësinë dhe blegtorinë.

Leskaj e cilësoi Braçen si më të ndershmin në radhët e socialistëve ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë duke e akuzuar për “korrupsion dhe demagogji”.

Pjesë nga diskutimi në Kuvend:

Erion Braçe: Organet ligjzbatuese doemos do bëjnë punën e tyre, ca në zbatim të ligjit ca në tejkalim të ligjit. Në aspekte të tjera që përfshijnë edhe korrupsionin brenda, ato ryshfetet e vogla që janë turpe të neveritshme për cilindo zyrtar të shtetit që u merr paratë atyre personave që mezi i kanë bërë për të ndërtuar një çati aty. Ky lloj represioni mbi fshatin është i tepërt, çlirimi nga kjo burokraci do çlirojë popullin e fshatit.

Replika e Bujar Leskajt: Në 3 korrik 1633 Galileo Galilei I vënë përballë presionit të kishës që do ta varnin, tha e megjithatë ajo rrotullohet. E megjithatë Erion dhe e gjithë kjo qeverisja juaj ka të shkruar në ballë “keqqeverisje, demagogji, korrupsion”. Çfarëdo të thoni ju, ministri më i ndershëm në këtë qeveri, ka qenë një, Erion Braçe, kjo nuk diskutohet. (Deputeti socialist qesh). Por ministri më i Zoti është Fuga që është bërë si ajo dora e padukshme që thoshte Smith që amoplifikon demagogjinë tuaj. Ne vijmë me akuza konkrete, ju flisni fjalë të përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit