Një burrë ka tentuar t’i vërë flakën vetes përpara Bazilikës së San Markos në Venecia, por u ndalua nga dy oficerë të policisë lokale.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 1 majit, por episodi është bërë publik sot.
I moshuari mbërriti në shesh me një bidon benzinë dhe një çakmak. Ndërhyrja e dy efektivëve ka qenë e menjëhershme dhe e kanë shoqëruar deri në komisariat.