Një turist gjerman i cili ishte bllokuar në malin e Vunoi është shpëtuar pas 5 orëve kërkim nga ekipet zjarrfikëse dhe policia.
Kërkimet vijuat gjatë natës dhe fatmirësisht turisti është gjetur dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në operacionin e kërkim shpëtimit morën pjesë gjashtë zjarrfikës dhe katër punonjës policie të komisariatit të Himarës.
Në bazë të informacioneve, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë arritur që të shpëtojnë turistin pas 5 orëve kërkime, rreth orës 03:00 të 2 majit. Turisti ishte në gjendje të mirë shëndetësore.