Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dropull ku një çift të moshuarish është dhunuar për vdekje.
Mësohet se viktimat janë Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe. Ata janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.
84-vjeçari është gjetur i pa jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa 88-vjeçarja brenda në banesë.
Shkaqet apo autori i ngjarjes nuk dihen ende por pista kryesore deri më tani është grabitja.
Policia ka shkuar ne vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi makabër.
Vijon…