Ministri i Brendshëm Taulant Balla në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji njoftoi arrestimin e dy personazheve të njohur të krimit në Itali e Spanjë, ku pritet edhe ekstradimi i tyre, por nuk i tregoi emrat e tyre.
“Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja. 2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, tha ai.