Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës në Vicenza ku ka pasur pjesëtarë italianë dhe shqiptarë.
Si fillim hetimi ka nisur në 2022 ku ka çuar në ekzekutimin e masave shtrënguese në burg për dy shqiptarë dhe një italian. Po ashtu u ekzekutua edhe masa për detyrim paraqitje për një tjetër shqiptar dhe një italian.
Gjatë operacionit u sekuestruan drogë, telefona celularë, materiale ambalazhimi dhe lëndë prerëse.