8 persona ku mes tyre kanë qenë 7 shqiptar janë arrestuar për kultivim kanabisi.
Hetimi ka filluar që në mesin e 2023-së pas inspektimit të një furgoni gjatë një operacioni policor ndërkombëtar pranë kufirit holandez.
Policia ka arritur të gjejënjë kuti lulesh dhe plehra në makinën e një 37-vjeçari.
Më vonë hetimi ka zbuluar një bandë shqiptare që drejtonte plantacione kanabisi në Belgjikë nga Deurne.
Gjyqtari hetues urdhëroi kontrolle në Antwerp, Flemalle, Heusden-Zolder, Leut dhe Maasmechelen. Gjatë këtyre aksioneve, policia zbuloi tre plantacione aktive, ku u gjetën afërsisht 43 kilogramë kanabis të korrur, si dhe mbi 500 copa dhe 1000 bimë të pjekura.