Një i ri tregtar i kokainës u arrestua në 29 prill në orën 15:15 nga policia kombëtare në Aix-les-Bains në Francë.
Ky 21-vjeçar mbërriti në Francë në prill dhe i kalonte ditët duke shitur lëndë narkotike.
Gjatë arrestimit të tij policia gjeti 14 pako me heroinë pranë pikës së tregtimit dhe 21 pako gjatë kontrollit.
U sekuestruan edhe rreth 1000 euro.
Paratë ishin rezultat i shitjeve të mëparshme. I riu doli këtë të enjte më 2 maj përpara gjykatës penale të Chambéry.