Ditën e sotme në seancën për ‘Gërdecin’ mbrojtja e Fatmir Mediut iu drejtua gjykatës me një kërkesë të përsëritur për marrjen e dëshmisë së shtetasve amerikanë me video-konferencë.
Mbrojtja e përfaqësuar nga dy avokatët Ardian Visha dhe Henrik Ligori, iu drejtua gjykatës që ndërmjetësues të jetë gjeneral major avokati Andre Turley.
Ky i fundit sipas tyre do të jetë prezent në marrjen në pyetje të 5 amerikanëve, pyetje të cilat janë dërguar më herët nga SPAK drejt agjentëve të Byrosë Federale të Hetimit, FBI.
Gjykata është tërhequr për të marrë vendim lidhur me këtë kërkesë.