Një 51-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi vodhi një automjet tip furgon.
Ai u ndalua nga uniformat blu duke drejtuar automjetin e vjedhur në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Në pranga është vendosur D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.
Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga qytetari me iniciale D. R., u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.