Mediat në Kosovë raportojnë se një person ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë. Ai është 30-vjeçari Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën teksa ishte duke punuar.
Gjithashtu është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Doblibarë të Gjakovës. Policia dhe njësitet e nevojshme mjekësore kanë konstatuar në vendin e ngjarjes vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.