Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzon përdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.
Megjithatë nuk dihet nëse vendimi i Gjykatës me seli në Luxembourg ka juridiksion vetëm në vendet e BE apo duhet të jetë i detyrueshëm edhe për autoritetet shqiptare.
Në vendin tonë janë dhjetëra persona te arrestuar, biznesmenë, ish-policë e ish-prokurore, personazhe te botës se krimit te cilët janë vënë e pranga pikërisht pas zbardhjes se bisedave ne SKAY ECC
Në këtë vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhrin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nëse janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshme dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.