-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E frikshme! Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç

Kryesoret

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18 vjeç.

Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Prej katër vitesh, Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi. Ndërsa prej një dekade Shqipëria është në negociata për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe renditet në listën e vendeve të sigurta, pasi nuk është në luftë dhe është kandidate për Bashkimin Europian.

Përveç Sirisë, Shqipëria ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Eritrea një vend diktatorial në Afrikë kishte një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, më pas në renditje vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash (Lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit