-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi nxjerr dokumentin e ri: Si implikohet Veliaj me mafien e plehrave

Kryesoret

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi sot se në vitin 2015 vetëm pak muaj pasi Erion Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie firmosi një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Këlliçi tha se një nga këto kompani quhej “I.B. Recycling dhe administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës“.

Ai shtoi se në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës “humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj dhe hetimi për këtë vrasje, sipas Këlliçit, rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi“.

Këlliçi thotë se në këtë moment, “grupi i strukturuar kriminal“, siç e quan ai, “detyrohet të ndryshojë skemën dhe në lojë futet Vladimir Fezga”.

Sipas Këlliçit, “Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për Vladimir Fezgan, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana“.

Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston.

I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove. Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës. Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit.

Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të VULOSË përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë. Rrugë tjetër nuk ka” ta ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit