-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Valentin Preçi

Kryesoret

Komisioneri Publik Florian Ballhysa ankimoi të premten vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit, për të konfirmuar në detyrë prokurorin Valentin Preçi.

Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që të ndryshojë vendimin e KPK-së dhe të vendosë për shkarkimin e Preçit, që sipas ankimit është gjetur me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Preçi u konfirmua në detyrë në janar të këtij viti, nga një trupë e KPK përbërë nga nga Firdes Shuli kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Olsi Komici anëtar.

Shuli dhe Komici vendosën në favor të konfirmimit, në mendim pakice Pine votoi për shkarkimin e prokurorit. Pak pas zbardhjes së vendimit të KPK, Vëzhguesit ndërkombëtar rekomanduan ankimin e çështjes, duke e cilësuar hetimin e KPK-së të pa plotë.

“Nuk duket se mbështetet në provat e paraqitura. Devijon nga standardet tipike të KPK-së dhe nga principet dhe udhërrëfyesi e vendosur nga Kolegji i Apelimit”, thuhet në rekomandim sa i përket vendimit të Komisionit.

Nisur edhe nga ky rekomandim Komisioneri Publik vë në dukje në ankim se nuk ishte dakord me përfundimet e trupës së KPK-së për të tre kriteret.

Ballhysa thotë se sa i përket kriterit të vlerësimit të pasurisë, Preçi ndodhet në mungesë të burimeve financiare të ligjshme dhe se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë.

Komisioneri thotë se kjo vlen për dy pasuritë apartament banimi 84,5 m2 dhe garazh, por edhe për shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në SHBA të bashkëshortes apo edhe mbi pretendimet për mbulimin e disa shpenzimeve nga babai i bashkëshortes.

Për më shumë informacion lexoni në /BIRN shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit