-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mjekësia’ kundër punës me detyrim: Kemi gati projektligjin tonë!

Kryesoret

Me çadra nën shi studentët e mjekësisë dalin kundër punës me detyrim

Studentët e mjekësisë kanë dalë kundër draftit për punën me detyrim që do të caktojë qeveria, si masë për të ndaluar emigrimin e të diplomuarve.

Studentët janë shprehur se do të paraqesin një projektligj të tyre përmes së cilit i jepet zgjidhje frenimit të largimit të bluzave të bardha. Ata duke kundërshtuar nismën e re të qeverisë, shprehen se nuk u zbatua kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për konsultime mes palëve.

Qeveria propozon 3 vite punë të detyruar në Shqipëri për studentët e mjekësisë e punësim brenda 3 muajve nga moment i përfundimit të fakultetit.

Projekti është kundërshtuar edhe një herë nga të rinjtë, duke e cilësuar rikthim e draftit të papranueshëm

Shprehen se nuk u është marrë mendim. Problemi, sipas tyre, nuk është te krijimi i vendit të punës. Zgjidhje për ndalen e largimit të bluzave të bardha e shohin te investimet.

Paralel me projektin e qeverisë studentët deklarojnë se po përgatisin një draft të tyre, për të cilin shprehen se u lind e drejta pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit