-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Radical Optimism’/ Dua Lipa publikon albumin e ri

Kryesoret

Këngëtarja shqiptare me fame botërore Dua Lipa është gati që të kryesojë edhe një tjetër here klasifikimet botërore të muzikës me hitet e saj të padiskutueshme.

Artistja 28 vjeçare publikoi këtë të premte albumin e saj të tretë “Radical optimism” që përmban 11 kënë ku mes tyre janë edhe hite të cilat janë publikuar siç janë “Houdini”, “Training Season” dhe “Illusion”.

Albumi I tretë I Dua Lipës vjen pas albumit “Future Nostalgia”, album ky i cili u publikua përgjatë kohës së pandemisë së Covid 19 në vitin 2020 dhe këngët e këtij albumi kryesuan top listat botërore të muzikës.

Dua Lipa njoftoi se do të publikonte një album të ri këtë vit përgjatë intervistës së saj për Rolling Stone ku u shpreh se krijimet e saj muzikore në këtë album janë bazuar në përjetimet e saj personale përballë kaosit të përditshëm të jetës.

Këngëtarja shqiptare me fame botërore është shprehur se ky album ka si mesazh të tijin që të mos lejoni asgjë që t’iu rrëzojë në jetë pavarësisht një marrëdhënie romantike të mbaruar apo fundit të një miqësie.

Disa orë pas publikimit të albumit “Radical optimism”, Kritikët ndërkombëtarë të muzikës kanë  vlerësuar Dua Lipën për rritjen e saj artistike përgjatë viteve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit