Pas raundit të parë të Presidencialeve në Maqedoni dhe në prag të raundit të dytë për kreun të shtetit dhe zgjedhjeve Parlamentare, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i akordoi titullin qytetar nderi kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Kjo lëvizje mes dy palë zgjedhjeve është parë nga opozita në Maqedoni si ndërhyrje e pastër në procesin zgjedhor.
Shefi i kabinetit të kryetarit të ASH-së Arben Taravari, Arben Fetai shkruan se Erion Veliaj duke u mbytur vetë nga SPAK, referuar marrjes në pyetje për dosjen e inceneratorit, “i hedh jelek shpëtimi Ahmetit”.
“Erion Veliaj alias Lali Eri, duke u mbytur vetë nga SPAK, i hedh jelek shpëtimi Abaz Gjukës, alias Ali Ahmetit. E kanë harruar thënien popullore: “i mbyturi të mbyt”, shkruan Fetai.