UEFA ka konfirmuar se kombëtaret do të kenë lista me 26-lojtarë të grumbulluar për Kampionatin Evropian të kësaj vere në Gjermani.
Një ndryshim në rregullore që vjen pas kërkesës së trajnerëve të të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, për të pasur një ‘zgjatje’ të listës së lojtarëve në dispozicion. Nga 23 që ishte fillimisht në 26.
Në një takim të komitetit kombëtar të garave të UEFA-s, delegatët votuan në favor të ndryshimit të rregullave për Euro 2024.
UEFA konfirmoi gjithashtu se skuadrat duhet të emërohen deri në orën 24:00 më 7 qershor.