Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konfjuca ka shprehur zhgënjim për sa i përket deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ku ka uruar qeverinë e re të Serbisë, në kabinetin e së cilës ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.
“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Aleksandër Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën “X”.