Kreu i institutit ‘Iniciativa Europiane për Stabilitetin’, Gerald Knaus deklaron se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në Komitetin e Ministrave. Ai këtu radhit edhe dy shtetet aleate të Kosovës, Francën e Gjermaninë.
“Aktualisht disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë një votim për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj Parlamentare (APKiE) në prill”.
Vetë liderët e Francës dhe Gjermanisë, presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz, kanë telefonuar kryeministrin kosovar Albin Kurti për ta kushtëzuar anëtarësimin në KiE me hapa konkretë dhe urgjentë drejt themelimit të Asociacionit.
Knaus thotë gjithashtu se ky vendim pasohet nga një fushatë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke përfshirë edhe “një apel personal drejtuar presidentit francez Macron që të mos lejojë votimin”.