Kanë kaluar pak ditë para se Ergys Arrazi të bënte denoncimin e zhdukjes së bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve.
Ndërkohë ditën e djeshme u gjet trupi i vajzës 9-vjeçare të çiftit ku dyshohet se Alma Arrazi u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me fëmijët.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë tragjedi është bërë dhuna sistematike psikologjike dhe fizike që Ergys Arrazi ushtronte ndaj të shoqes dhe fëmijëve, arsye kjo e cila ka bërë që policia ta vendosë në pranga atë, teksa hetimet vijojnë.
Gjithashtu dyshimet janë edhe për një lidhje jashtëmartësore të tijën të cilën e dinte dhe bashkëshortja.
Në rrjetet sociale Ergys Arrazi shihen foto të fëmijëve me etiketimet “dashuria e babit, mbreti i babit”.
Po ashtu fjalë të bukura i dedikohen dhe bashkëshortes duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.
Polumbarët prej orësh vijojnë kërkimet për të gjetur trupat e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, e nga ana tjetër policia heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje që ka tronditur opinion publik.