Një barazim 2-2 mes CSKA e Moskës dhe Rubin Kazan pa si protagonist absolut sulmuesin kuqezi Mirlind Daku, me shqiptarin që shënoi golin e barazimit në minutat e fundit për të tijët.
Dy minuta nga fundi i ndeshjes, Daku kontrolloi bukur një top në zonë, shmangu dy kundërshtarë dhe goditi bukur duke ia lënë sferën në rrjetë portierit. 2-2 dhe Rubin Kazan del me një pikë në transferta moskovite.
Tetë gola dhe katër asiste për Dakun këtë sezon, teksa 26-vjeçari i sulmit duket se ka bindur Sylvinhon për një ftesë në Euro 2024.
— News video (@Newsvideo13) May 6, 2024