Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj takoi Papa Franceskun në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj pritet në audiecë nga Ati i Shenjtë, pas vizitës së parë që zhvilloi në Vatikan në dhjetor të vitit 2022.
Kreu i shtetit sipas njoftimit të Presidencës “falendëroi përzemërisht Papa Franceskun për këtë pritje duke i shprehur atij urime të sinqerta për angazhimin e fuqishëm në përhapjen e paqes përmes mesazheve të drejtpërdrejta për t’i dhënë fund luftrave sidomos në zonat e nxehta të konfliktit; Ukrainë e në Lindjen e Mesme”.
Presidenti i Republikës konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve perëndimorë për zgjidhjen përmes dialogut, si i vetmja garanci për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit dhe me gjerë.
Presidenti Begai i dhuroi Atit të Shenjtë një pikturë të Kishës së Kuvendit të Rubikut, një ikonë e krishtërimit shqiptar dhe një ndër kishat më të vjetra në Ballkan.