Në ‘Friuli’ Udinese dhe Napoli barazuan 1-1. Miqtë nuk mundën të merrnin tri pikë vetëm në fundin e lojës, duke u barazuar.
Golin për napoletanët e shënoi Osimhen pas 51 minutave lojë, teksa sulmuesit iu anulua një gol në minutën e 80-të.
Në shtesën e dytë ishte Udinese që befasoi me Success, për rezultatin 1-1. Ky barazim ishte një pikë shprese për Udinesen që mban vendin e 18-të, teksa Napoli me 51 pikë merr vendin e tetë, me europën thuajse të pa arritshme për skuadrën e Aurelio De Laurentis.