Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupave të pajetë të dy të miturve dhe të mamasë së tyre 39-vjeçares Alma Arrazi të cilët dyshohet se u vetëmbytën në lumin Buna.
Gazetarja ka deklaruar se polumbarët kanë vijuar kërkimet edhe gjatë natës për gjetjen e tre trupave të pajetë, të nënës 39-vjeçare dhe të dy fëmijëve të tjerë të moshës 8 dhe 3 vjeç.
Një ditë më parë, u gjet nga një peshkatar, trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, ku paraprakisht u bë me dije se kishte shenja dëmtimi në pjesën e fytyrës.
“Gjatë ditës së djeshme dhe natës, polumbarët kanë kërkuar në ujërat e lumit Buna, pa mundur të gjenden tre trupat e tjerë.
Ka një pushim të shkurtër momentalisht dhe më pas polumbarët do rikthehen në ujërat e Lumit Buna për të vijuar kërkimet”, tha gazetarja.