Asgjë nuk shkoi ndryshe në ‘Parc de Prince’, përmbysja e Paris Saint German nuk u realizua përballë gjermanëve të Borusia Dortmund.
Pasi fituan sfidën e parë në ‘Signal Iduna Park’, në shifrat 1-0, verdhezinjtë rrëmbyen një tjetër fitore të vuajtur në transfertën franceze po me shifrat 0-1.
Paris tentoi të gjente golin në portën e gjermanëve të cilët ngritën një mur të vërtetë.
Pjesa e parë dhuroi ritëm por jo gola me Dortmundin që u vendos në pritje të shancit të artë.
Gjithçka mori drejtim në pjesën e dytë, veterani Mats Hummels shënoi në minutën e 50-të duke ndezur festën verdhezi dhe duke ngrirë francezët.
Rezultat i cili u mbrojt deri në minutën e fundit dhe tashmë Dortmund nën drejtimin e Terziç rikthehet të luaj një finale Championsi pas plot 11-vitesh.