Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg pa afat Ergys Arrazin për nxitje të vetëvrasjes së gruas dhe tre fëmijëve. Ndërkohë që në mesditë është gjetur edhe trupi i pajetë i nënës.
Kërkimet për gjetjen e trupave kanë përfunduar kur është gjetur dhe trupi i nënës, Alma Arrazit në ujërat e lumit Buna.
Më herët gjatë ditës së sotme është gjetur dhe trupi i fëmijës së mitur 3-vjeçar, ndërkohë që gjatë 2 ditëve të fundit janë gjetur trupat e pajetë të vajzave të familjes.