-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Pa kuptim që Kryeministri, ministri dhe kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryesoret

Rama ka folur sot në mbledhjen e jashtëzakonshme se korrupsioni nuk është luftuar kurë më parë si këto 10 vite dhe se drejtuesit e një institucioini nuk mund të merren me çdo nënpunës pasi në të kundërt do të humbi detyrën.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit. Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori të cilat nuk janë as një pjesë madje janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet fare dhe ti kalojë një tjetër agjencie të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit