Një operacion policor është duke u zhvilluar në zonën e Kurveleshit në Tepelenë. Konsumimi i lartë i energjisë elektrike ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve.
Fillimisht në një ambient të mbyllur brenda një shtëpie u gjet një parcelë me kanabis, afërisht 230 rrënjë të bimës narkotike. Për këtë në pranga kanë rënë 4 persona.
Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar një sasi kriptomonedhash.
Policia ka evidentuar faktin se në këto mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.
Kapet ‘shtëpia e barit’ në Tepelenë, mbi 200 rrënjë kanabisi, 4 ‘kopshtarë’ në pranga