Një qytetar ka rënë në prangat e policisë franceze pasi iu zbulua kokainë.
Oficerët e doganës kanë gjetur një automjet tip “Golf” që vinte nga jugu i Francës .
Brenda mjetit janë gjetur të fshehura 8 kg kokainë dhe në sasi poleni cannabis. U arrestua një 22-vjeçar i cili po shkonte drejt Lorientit.
Operacioni është zhvilluar në rrugën nacionale 165 që lidh Nantes (Lorie-Atlantique) me Vannes (Morbihan).