Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR po kryenin patrullime të përbashkëta teksa janë sulmuar mëngjesin e djeshëm në Leposaviç.
Policia njofton se sulmi ka ndodhur rreth orës 04:05 dhe tregon se çfarë është gjetur në shtëpinë e të dyshuarit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bllokuar rrugën duke vendosur një veturë pa targa në rrugë dhe pastaj ka hedhur shishe qelqi në drejtim të veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Ndërkohë në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një xhaketë të ushtrisë me emblemë serbe, po ashtu është sekuestruar vetura e cila është përdorur për bllokim të rrugës.