Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeja ka dalë në një konferencë për mediat së bashku me përfaqësuesin ligjor të PD, Rezart Kthupi. Ai u shpreh se synimi i Reformës në drejtësi është që nëpërmjet Parlamentit të ndërhyet në drejtësi.
“Palët garantojnë pakthyeshmërinë e Reformës së Drejtësi. Fuqizimin e paanësisë së gjyqësorit.
Me fjalë të tjera, synimi i deklaruar është të ndërhyhet në Reformën në Drejtësi nëpërmjet Parlamentit.
Nuk e fshehin teksa në pikën 8 thonë që për këtë synim do të ngrihet një komision i përhershëm parlamentar.
I hetuari kërkon të ndryshojë rregullat e atij që heton. Do ta bëjë duke përfshirë Kuvendin”, tha ai.