Është shtyrë sërish seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salinji.
Avokati i Jetmir Olldashit paraqiti një kërkesë për shtyrje për shkaqe shëndetësore.
Si pasojë e mungesës së tij Apeli vendosi të shtyjë seancën për në datën 22 maj ora 10:00.
Avokati i cili po mbron Ardian Vishën kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.
‘Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Asamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur sëmurë avokati mundon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht.’- tha Visha.