Një fermë kriptomonedhash është zbuluar në Tepelenë ku në pranga ka rënë një 67-vjeçar dhe në kërkim është i biri 35-vjeçar.
“Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O.” thuhet në njoftimin e policisë.