Fluksi i automjeteve në Kapshticë është shtuar ndjeshëm gjatë 24-orëve.
Sipas autoriteteve doganore këto 24-orë t kanë dalë drejt Greqisë 8558 shtetas ndërsa një numër më i vogël ka hyrë në vendin tonë, 2271 shtetas.
Të gjithë emigrantët që hynë në vendin tonë për të festuar Pashkët po shkojnë sërish në Greqi pasi shfrytëzuan ditët e pushimeve në atdhe.
Vetëm në 48 orët e fundit nga kjo pikë ka dalë një numër i lartë qytetarësh, me rreth 14 mijë.