Mediat italiane raportojnë se mëngjesin e 7 majit, Italia ishte shënjestër e një sulmi të koordinuar hakerësh nga nga grupi pro-rus Noname057.
Siç raportohet një ndër objektivat kryesorë e sulmit ishte edhe faqja personale e kryeministres Italiane Giorgia Meloni.
Gjithashtu sulmet kibernetike nga grupi NoName057 (16) shënjestruan gjithashtu faqet e internetit të ministrive të Ekonomisë dhe të infrastrukturës si dhe të Policisë Financiare.
Media italiane tha se Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike ka njoftuar autoritetet përkatëse për këtë çështje dhe po punon për t’iu përballur efekteve të sulmeve duke shtuar se sulmet kibernetike nuk kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha.
NoName057 (16) është një grup hakerësh pro rusë që u deklarua për herë të parë në mars të vitit 2022.