Administratori i njësisë administrative Golaj në Kukës dhe inspektori i IMTV, kanë rënë në prangat e policisë.
Mësohet se ata kanë shpërdoruar detyrat dhe kanë lejuar ndërtime të paligjshme.
Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetas të tjerë.
“Duke lejuar ndërtime të paligjshme, shpërdoruan detyrat si administrator i njësisë Golaj dhe inspektorë të IMTV-së, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.
Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, të cilët gjatë këtij operacioni, u konstatua se kishin ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Kukës, pas një hetimi disamujor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore:
-vuri në pranga shtetasit 40 vjeç, banues në fshatin Golaj, me detyrë administrator i njësisë administrative Golaj dhe 32 vjeç, banues në fshatin Vlahën, me detyrë inspektor i IMTV, njësia administrative Golaj;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 38 vjeç, banues në fshatin Zahrisht, me detyrë inspektor i IMTV, bashkia Has, si dhe për 3 shtetasit.
Nga hetimet dyshohet se shtetasit duke shpërdoruar detyrat, kanë lejuar ndërtime të paligjshme, në territoret e njësisë administrative Golaj dhe bashkisë Has. Në vijim, nga verifikimet rezultoi se 3 shtetasit e tjerë të proceduar kishin ndërtuar objekte, pa leje, në këto zona.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës.” thuhet në njoftimin e policisë.