-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nisma për drejtësinë! Meta i lë një dritare hapur Ramës? “Prano komisionet e opozitës”!

Kryesoret

Presidenti i PL-së, Ilir Meta i ka lënë një dritare hapur nismës së qeverisë Rama për një komision të posaçëm që do të kontrollojë punët e drejtësisë. Ai tha se kjo është shashkë, por që Edi Ramës mund t’i besohet se ka reflektuar vetëm nëse do të pranojë të gjitha komisionet hetimore që ka kërkuar opozita në Kuvend.

Nuk mund të ketë komision të posaçëm të ideuar nga Rama që të synojë t’i shërbejë Kushtetutës, një garancie funksionale, shtetit të së drejtës. Kur Edi Rama të pranojë të gjitha komisionet hetimore të opozitës, edhe mund të besohet se ndoshta ka një reflektim. Por ndërkohë që ai përshkallëzon të gjitha veprimet agresive për të bllokuar llogaridhënien në Kuvend në raport me opozitën.

Së dyti kur ai përpiqet që të rrisë presionin dhe të intimidojë shtypin e lirë. Përpiqet cdo sekondë të centralizojë të gjitha pushtetet, përfshirë edhe “dardhat” (tenderat) që t’i marrë në një dorë (qesh), të gjitha këto janë tregues se kemi të bëjmë me shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret më askush reforma nga Edi Rama, reforma e tij është shpopullimi” tha ai.

Nisma e Ramës për drejtësinë? Meta: Nuk ka më kohë, duhet të ikë tani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit