Në spektaklin e djeshëm Françeska pati mundësi që të hapte kutinë e Pandorës duke pranuar kështu një të mirë dhe një të keqe që kjo mundësi ofron.
Françeska si shpërblim mori një telefonatë me bashkëshortin për një minutë dhe si disavantazh duhej që të dërgonte në nominim 3 banorë. Ajo zgjodhi Rozën, Erjolën dhe u bashkua Heidi e cila është deri në gjysmëfinale në nominim.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sara Gjordenit e cila ka ironizuar zgjedhjen e Françeskës.
“E ditur, e parashikuar, fut veten se del mirë, feministja e madhe, sulmoi vetëm vajza brenda, nominoi vetëm vajza, më vjen keq Erjola sepse nuk ke suport. TURP”, shkruan ajo në një postim.