39-vjeçarja Alma Arrazi e cila u vetëmbyt së bashku me 3 fëmijët e saj nga dhuna e vazhdueshme që ushtronte bashkëshorti dhe tradhtia do të prehet sot në qytetin e Durrësit pranë varrit të nënës së saj.
Pas 3 ditëve kërkimi janë gjetur të 4 trupat e të mbyturve në lumin Buna. Si fillim është gjetur trupi i vajzës së madhe dhe më pas trupat e tjerë.
Gjykata e Shkodrës vendosi të lërë pas hekurave bashkëshortin Erdgys Arrazi, i cili dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes.