Gjykata e Apelit zgjodhi trupën gjykuese për hetimin e çështjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Bëhet me dije se sipas shortit trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rregjistruar çështjen penale nr.32 në lidhje me mbi ankimin e ankuesve/të pandehur Dh.A.B. dhe P.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 14, datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtor të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328-25 të Kodit Penal.
Sipas shortit të datës 09.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).” thuhet në njoftim.