Presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Sijlanovska Davkova i është përgjigjut urimit të kreut të PL-së, Ilir Meta.
Davkova ka shprehur falënderimin e saj ndaj Metës në gjuhën shqipe në rrjetin social “X”.
Ajo në përgjigjen e saj ka thënë se pret me të njëjtin entuziazëm të fortë që 2 shtete të vazhdojnë udhëtimin drejt BE-së.
“I nderuar President Meta,
Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare.
Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”, shkroi ajo në “X”.