Gordana Siljanovska Davkova, Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, komunikon shqip me Presidentin Begaj. Pak orë pasi ky i fundit uroi Zonjën Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjen në krye të shtetit me anë të një postimi në platformën X, Presidentja e Maqedonisë së veriut reagoi në shqip. Ajo ftoi Presidentin e Shqipërisë për bashkepunim mes dy vendeve dhe për integrimin në Bashkimin Evropian.
“I nderuar President Begaj. Çelsi i integrimit evropian të Ballkanit qëndron në zhvillimin e bashkëpunimit tonë rajonal. Ju ftoj së bashku të punojmë në avancimin e marrëdhënieve maqedono-shqiptare si dhe në integrimin tonë evropian”, kështu shkruan Presidentja e Maqedonisë së Veriut në përgjigje te urimit në anglisht të Presidentit Begaj.